EURO 2020/ Luajnë kundër Ukrainës, tabloidet udhëzojnë tifozët anglez si të shkojnë në Romë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukrainë-Angli ka marrë deri diku qendrën e vëmendjes jo thjesht se është një prek çerek-finaleve të Europianit, por sepse sfida do të zhvillohet në Romë, aty ku sipas rregullave anti-Covid, tifozët anglezë nuk do të kenë mundësinë të udhëtojnë për të parë ndeshjen sepse do të duhet të karantinohen 5 ditë, çka do të bënte që të mungonin në “Olimpico” në duelin e 3 Korrikut.

Debatet janë ndezur dhe në një kohë që qeveria britanike u kërkon tifozëve të mos udhëtojnë për në Itali, tabloidet bëjnë të kundërtën, u tregojnë rrugën se si mund të shmangin karantinën dhe të jenë në stadium.

“Daily Mirror” një nga tabloidet më të njohur në Angli u shpjegon tifozëve anglezë mënyrën se si të mbërrijnë në Itali dhe të evitojnë karantinën. Një rrugë është nëpërmjet linjës ajrore drejt Nicës në Francë e më pas udhëtim më automjet për në Romë, një itinerar nga Nica në kryeqytetin italian që zgjat rreth 6 orë.

Një tjetër mënyrë që sugjeron “Mirror” është udhëtimi i drejtpërdrejtë me automjet Londër-Romë që shkon 20 orë. Autoritetet italiane kanë deklaruar se do të mundohen të lokalizojnë personat që do të udhëtojnë nga Anglia në Itali për këtë ndeshje, por me kufijtë shengen që mbeten të hapur duket e vështirë që të bllokohet çdo anglez që nuk udhëton nëpërmjet ajrit drejt Italisë.

68% e biletave të kësaj çerek-finaleje janë shitur pa dalë ende skuadrat që do të përballeshin pjesa tjetër i është shpërndarë në mënyrë të barabartë federatës angleze dhe ukrainase, numri i tifozëve që lejohet në stadium është rreth 16 mijë.

Share This Article