Seleksionuesi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka lavdëruar të përzgjedhurit e tij për paraqitjen ndaj Spanjës.
Spanja me penallti mposhti Zvicrën dhe kaloi në gjysmëfinale të Euro 2020.
“Urime për Spanjën. Spanjollët kanë provuar çdo gjë dhe në fund fituan me penallti. Jam shumë krenar me ekipin tim dhe me të gjithë lojtarët”, ka thënë Petkoviq për sajtin zyrtar të UEFA-s.
“Lojtarët e mi ishin heronjtë e mbrëmjes. Ne do ta meritonim nëse do të shkonim në gjysmëfinale”.
Petkoviq është vlerësuar për punën që ka bërë me Zvicrën. Zvicra për mbi 40 minuta luajti me një lojtar më pak dhe nuk pësoi gol ndaj Spanjës. Por në penallti më të saktë ishin spanjollët.
“Kam ndjenja të përziera. Kam krenari, ne të gjithë mund të jemi shumë krenarë. Ne largohemi me kokën lartë. Në anën tjetër ne ishim aq afër gjysmëfinales. Dhe kjo nuk ndodhë shpesh. Kam më shumë ndjenja pozitive se negative”, ka thënë Petkoviq.