Ambasada amerikane në Serbi ka reaguar për nderimin që i është bërë komandantit Goran Radosavljeviq i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Në një postim në Twitter ambasada amerikane ka shkruar se Radosavljeviq duhet të përballet me drejtësinë dhe jo të nderohet me stemë.
“Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar në kampin ku u gjetën eshtrat e vrara të tre amerikanëve në 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.Radosavljeviqi ishte sanksionuar nga ShBA-ja për përfshirjen e tij të besueshme në vrasjen e tyre. Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagimin e ambasadaës amerikane në Beograd.
Njësia e forcave speciale serbe e njohur si Xhandarmëria ka nderuar ish-komandantin Goran Radosavljevic, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e tre shtetasve amerikanë që shkuan në Kosovë për të luftuar së bashku me rebelët shqiptarë etnikë kundër sundimit të Beogradit.