Insigne thotë se goli që i shënoi Belgjikës në çerekfinale të Kampionatit Evropian, është njëri prej më të mirëve në karrierë për të.
Lorenzo Insigne ka shënuar një gol shumë të bukur kundër Belgjikës, duke e ndihmuar Italinë të kualifikohet në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Ai realizoi për 2-0 në fund të pjesës së parë, para se Lukaku të realizojë për 2-1 që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Për Insignen, goli kundër Belgjikës është njëri prej më të mirëve në karrierë, derisa nuk hezitoi të thotë se Italia ka skuadër që tani të fitojë krejt trofeun
“Goli? Një nga golat e mi më të bukur. Jemi një skuadër madhështore”, u shpreh ai.
“Lëndimi i Spinazzolës? Spinazzola po qante, urojë të mos jetë një dëmtim i rëndë”.
“Unë lideri i kësaj Italie? Jo, unë thjesht vihem në dispozicion të skuadrës. Jemi të gjithë në nivelin e duhur për t’i shkuar deri në fund këtij turneu”.