Michael Gove, një nga anëtarët më të vjetër të Qeverisë, u martua me gazetaren Vine në tetor të vitit 2001. Prej kohësh ata kanë qenë në vëmendjen e publikut. Ata u takuan për herë të parë në vitin 1998 ndërsa punonin tek The Times. Nga martesa sollën në jetë dy fëmijë.
Ministri i Kabinetit qeveritar britanik Michael Gove dhe gruaja e tij gazetare Sarah Vine do të ndahen pas gati 20 vitesh martesë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat britanike zëdhënësi i tyre. Çifti ka rënë dakord t’i japin fund marrëdhënies së tyre dhe janë në procesin e finalizimit të divorcit me mirëkuptim.
Michael Gove, një nga anëtarët më të vjetër të Qeverisë, u martua me gazetaren Vine në tetor të vitit 2001. Prej kohësh ata kanë qenë në vëmendjen e publikut. Ata u takuan për herë të parë në vitin 1998 ndërsa punonin tek The Times. Nga martesa sollën në jetë dy fëmijë.
Zëdhënësi i ministrit ka thënë se të dy do të vazhdojnë të mbështesin fëmijët e tyre, ndërsa ata vetë do të mbeten miq të ngushtë: Do kërkoja me mirësjellje të respektoni privatësinë e çiftit këto kohë, unë nuk do të jap ndonjë koment tjetër.
Vine publikon artikuj për Daily Mail, ajo shkroi javën e kaluar një artikull për kolegun e Michael Gove, Matt Hancock, i cili u shkarkua nga puna si ministër i shëndetit pasi i dolën fotot duke u puthur me ndihmën e tij, me të cilën ka vendosur të jetojë në një shtëpi me të dhe të lërë gruan me tre fëmijë.
Vine shkruante se jeta në Westminster mund të ngrejë shumë pikëpyetje mes ecurisë së lidhjes mes partnerësh dhe madje arrin të ndryshojë një person: ‘Këto gra janë ende pak a shumë i njëjti person që ishin kur u martuan. Por burrat e tyre politikanë nuk janë. Ngjitja deri në polin e ‘yndyrshëm’ të Westminster e ndryshon një person. Dhe kur dikush ndryshon, kërkon diçka të re nga një partner.
Miq pranë çiftit kanë treguar se ata janë ndarë në mënyrë paqësor edhe se prej dy vitesh ata nuk kishin më të njëjtin raport.