Ukraina u largua me dinjitet nga Kampionati Europian duke arritur të kualifikohet deri në çerekfinale të turnet.
Padyshim meritat për këtë arritje i takojnë trajnerit Andri Shevçenko i cili ka grumbulluar një kontingjent fantastike në kombëtaren ukrainase. Pas ndeshjes me Anglinë, ish-sulmuesi u shpreh:
“Unë mendoj se detajet e vogla luajtën rol kryesorë në këtë ndeshjes. Nuk u përballëm mirë me topat e lartë, Anglia ka një avantazh të madh në atë aspekt, kështu që ishte e vështirë për ne.
Në përgjithësi luajtëm futbollin tone, nuk ia kthyem shpinën parimeve tona. U përpoqëm të bënim një luftë të mirë kundër kësaj opozite, por ky mal doli të ishte shumë i madh për ne që të ngjiteshim.
Humbja e Kristov luajti rol të madh, pasi është një mbrojtës me përvojë dhe është i mirë në ajër. Ekipi ynë mund të ndryshojë pozicionin shpejt gjatë ndeshjes, lojtarët e kuptojnë shumë mirë strukturën e lojës.
Unë mendoj se kemi bërë një turne të shkëlqyeshëm. Skuadra refuzoi të braktisë mënyrën e vet të lojës, pavarësisht nga rezultati. Djemtë bënë gjithçka që mundën dhe unë dua t’i falënderoj për këtë”, tha Shevçenko.