Ndeshja u luajt në stadiumin “Olimpico” të Italisë ku pas përfundimit të ndeshjes në rrugët e kryeqytetit, tifozët anglez kanë festuar këtë triumf, por me trazira.
Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Ukrainës dhe mori biletën e fundit të mbetur për në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Ndeshja u luajt në stadiumin “Olimpico” të Italisë ku pas përfundimit të ndeshjes në rrugët e kryeqytetit, tifozët anglez kanë festuar këtë triumf, por me trazira.
Nëntë të arrestuar dhe dy agjentë të plagosur, siç konfirmohet nga burimet e policisë.Tre tifozë u arrestuan me dyshimin e sulmit ndaj një polici, katër për shkak të trazirave të dhunshme, një me dyshimin për goditje me vetëdije dhe një është i arrestuar i dehur.
Në Romë janë arrestuar 2 tifozë për deklarime të rreme dhe 50 të tjerë nuk janë lejuar të hyjnë në stadium nga pikat e kontrollit. Italia ngriti 5 pika kontrolli dhe hodhi në terren 3 mijë agjent për sfidën Angli-Ukrainë për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 në Britaninë e Madhe.