Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se i ka rikthyer Armenisë 15 persona që ndodheshin nën arrest në vend, në këmbim të hartave të 92 mijë minave.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se “Armenia dorëzoi hartat e 92 mijë minave anti-tank dhe anti-personel që ka vendosur në rajonet Fuzuli dhe Zangilan të cilat dikur ndodheshin nën pushtimin e Armenisë”.
Gjithashtu theksohet se pala e Azerbajxhanit i ka rikthyer Armenisë 15 persona që ndodheshin nën arrest në vend.
Procesi i rikthimit është bërë me iniciativë të Rusisë.
Azerbajxhani edhe më parë i ktheu Armenisë 15 persona në këmbim të hartave për 97 mijë mina të vendosura në rajonin Agdam.