ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Na ka sjellë Zoti të pastrojmë njerëzit e këqij”/ Zbardhen bisedat mes Ermir Dedjas me Elidon Avdylin për planet e vrasjeve: Të rritet brezi i ri me qytetari 45 minutes ago
Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori 51 minutes ago
“Është djalë king”… Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë 52 minutes ago
Bota e artit në zi, ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur britanike, Dame Jilly Cooper 55 minutes ago
Administrata e Kuvendit e-mail deputetëve: Personalitetet që duhen nderuar në Tetor, në listë edhe Enver Hoxha. Këlliçi dhe Kapri: Ringjallje e komunizmit 56 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Vendimi i Kushtetueses, Avokati i Popullit: Fituam betejën në mbrojtje të qytetarëve nga përgjimet masive pa autorizim

albnews by albnews
5 July, 2021
in Albania
0
Vendimi i Kushtetueses, Avokati i Popullit: Fituam betejën në mbrojtje të qytetarëve nga përgjimet masive pa autorizim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Avokati i Popullit ka reaguar pas fitores së betejës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin e mazhoracës  që i jepte policisë të drejtën e përgjimit.

“Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë sot Avokatit të Popullit, pas një kërkese të këtij të fundit për të shfuqizuar disa nene të ligjit të Policisë së Shtetit, që i jepnin kësaj të fundit kompetencë për të kryer përgjime masive ndaj qytetarëve pa një autorizim nga gjykata”.

RelatedPosts

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

Deklaratat e rënda ndaj saj, Parashqevi Simaku anulon vizitën e saj në Shqipëri

Në një deklaratë për mediat Avokati i Popullit kujton se më 18 shkurt 2021, parashtroi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shqyrtuar e shfuqizuar këtë ligj.

Më konkretisht, Avokati i Popullit kërkoi shfuqizimin e nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji.

Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cënim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar në mënyrë të përsëritur se çdo ndërhyrje nga një autoritet publik në të drejtën e një individi për të respektuar jetën private dhe korrespondencën duhet të jetë “në përputhje me ligjin”. Kjo shprehje jo vetëm që kërkon pajtueshmëri me ligjin e brendshëm, por gjithashtu lidhet me cilësinë e këtij ligji, duke kërkuar që ajo të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i japë të drejtë Avokatit të Popullit dhe t’i shfuqizojë e pezullojë nenet e cituara në shkelje të Kushtetutës.

Avokati i Popullit në Shqipëri do të vazhdojë të shërbejë si një garant dhe kujdestar i të drejtave të njeriut në vendin tonë duke luftuar me çdo mjet e instrument ligjor që këto të drejta të mos cënohen në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Fitorja në betejën e fundit ligjore është vetëm një provë e kësaj gatishmërie./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Na ka sjellë Zoti të pastrojmë njerëzit e këqij”/ Zbardhen bisedat mes Ermir Dedjas me Elidon Avdylin për planet e vrasjeve: Të rritet brezi i ri me qytetari

Na ka sjellë Zoti të pastrojmë njerëzit e këqij”/ Zbardhen bisedat mes Ermir Dedjas me Elidon Avdylin për planet e vrasjeve: Të rritet brezi i ri me qytetari

6 October, 2025
Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

6 October, 2025
“Është djalë king”… Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

“Është djalë king”… Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

6 October, 2025
Bota e artit në zi, ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur britanike, Dame Jilly Cooper

Bota e artit në zi, ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur britanike, Dame Jilly Cooper

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result