Një aeroplan rus An-26 gjatë rrugës nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana është zhdukur në Kamchatka, duke shkaktuar një alarm emergjent.
“Ka gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 22 pasagjerë (përfshirë një fëmijë) në bordin e avionit An-26. Një helikopter dhe trupat nga Ministria Ruse e Emergjencave po përgatiten për një operacion kërkimi dhe shpëtimi”, tha një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës, shkruajnë mediat e huaja.
Meteorologët vunë re se në zonë kishte një mbulim të vogël resh, por dukshmëria ishte brenda kufijve normalë.
“Të gjitha shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe u dërguan për të shqyrtuar rrugën e avionit. Dy helikopterë dhe një aeroplan special po hetojnë zonën. Trupat e shpëtimit janë gati të lëvizin nga Palana në pikën e zbulimit të avionit”, tha qeveria rajonale në një deklaratë zyrtare.
Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Situatave të Emergjencës, në bordin e avionit ndodhen 22 pasagjerë, përfshirë një fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Në të njëjtën kohë, qeveria e Territorit Kamchatka tha se në bord ishin 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë, duke përfshirë dy fëmijë nën 12 vjeç.