ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
E njohur për rolet e saj në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory”, ndërron jetë papritur aktorja e njohur amerikane 16 minutes ago
Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta 23 minutes ago
Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho 26 minutes ago
Tre shkencëtarë, Nobel në mjekësi/ Vlerësohen për studimin e tyre për sigurinë e sistemit imunitar te njeriu 28 minutes ago
Deklaratat e rënda ndaj saj, Parashqevi Simaku anulon vizitën e saj në Shqipëri 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Ruçi pret Norman: Bashkëpunim i shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

albnews by albnews
6 July, 2021
in Albania, UK
0
Ruçi pret Norman: Bashkëpunim i shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryetari Ruçi shprehu vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e ambasadorit Norman në nxitjen dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

RelatedPosts

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

Deklaratat e rënda ndaj saj, Parashqevi Simaku anulon vizitën e saj në Shqipëri

Marrëdhëniet midis dy vendeve karakterizohen nga zhvillimi i një dialogu intensiv dhe shkëmbime vizitash të nivelit të lartë.

Midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë nënshkruar rreth 20 marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në shumë fusha: ekonomike, të investimeve, shmangies së tatimit të dyfishte, doganave, drejtësisë, sigurisë, migracionit, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtjes, etj.

“Shqipëria i është mirënjohëse Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen në procesin e demokratizimit të vendit, konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve shqiptare. Roli i Britanisë së Madhe ka qenë i gjithanshëm dhe që në fillimet e procesit të tranzicionit në Shqipëri. Shqipëria do të zgjerojë e fuqizojë bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, edhe pas daljes nga BE, në kuadrin e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare, në të mirë të konsolidimit të vlerave europiane në Shqipëri”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ambasadori Duncan Norman falënderoi kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e kontributit të Ambasadës në nxitjen e bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë.

“Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE nuk do të thotë largim nga vlerat europiane. Për Mbretërinë e Bashkuar, vendi i Shqipërisë është në BE”, nënvizoi ambasadori Norman

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

E njohur për rolet e saj në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory”, ndërron jetë papritur aktorja e njohur amerikane

E njohur për rolet e saj në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory”, ndërron jetë papritur aktorja e njohur amerikane

6 October, 2025
Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

6 October, 2025
Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

6 October, 2025
Tre shkencëtarë, Nobel në mjekësi/ Vlerësohen për studimin e tyre për sigurinë e sistemit imunitar te njeriu

Tre shkencëtarë, Nobel në mjekësi/ Vlerësohen për studimin e tyre për sigurinë e sistemit imunitar te njeriu

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result