Mërgimtarët edhe sivjet ia kanë mësyrë vendlindjes për t’i kaluar pushimet e tyre. Çdo vit ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Aktualisht në pikat kufitare hyre-dalje në Kosovë nuk ka pritje të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, pritjet në hyrje shkojnë deri në 20 minuta.
Ndërsa, në pikat tjera kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.