Një grua e re ka rënë tragjikisht nga një shkëmb teksa festonte ditëlindjen në Australi.
Fernanda Morella po shijonte ditëlindjen e 33-të kur ra nga shkëmbinjtë e famshëm në Kangaroo Point në Brisbane.
Shërbimet e emergjencës u thirrën pasditen e djeshme kur Fernanda, me origjinë nga Brazili, u gjet në rrëzë të faqes shkëmbore.
Megjithë përpjekjen e mjekëve për ta risjellë në jetë, ajo u shpall e vdekur në skenën e ngjarjes.
Policia e Queensland po hetojnë rrethanat e vdekjes së saj, e cila besohet se ishte një aksident dhe jo vetëvrasje.
Humnerat e Kangaroo Point janë një pikë tërheqëse turistike në qendër të qytetit me pamje nga lumi i Brisbane.
Homazhe të shumta bëheshin online nga persona që e kujtonin Fernanda si një “person të dashur”.
Një prej tyre shkruante: “Nuk mund ta besoj! Një person aq i ndjeshëm dhe i dashur. Mikesha ime ra teksa shihte perëndimin dhe nuk u zgjua më”.