Pandemia me koronavirus ka shkatërruar 22 milionë vende të punës në vendet e pasura, ka bërë të ditur Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)
Në një raport të publikuar të mërkurën, ku paralajmërohet për rrezikun e rritjes së shpejtë të papunësisë, organizata me seli në Paris ka thënë se papunësia në mesin e vendeve anëtare të kësaj organizate nuk pritet të rikuperohet para viti 2023.
“Rikuperimi i fortë ekonomik mes shteteve të OECD-së nuk mund të ndodhë ende derisa të krijohen vende të reja të punës”, thuhet në raport.
Pandemia thuhet se ka rritur radhët e të papunëve në vendet e pasura nga 8 milionë sa ishin në vitin 2020, në 14 milionë sa janë tani aktivisht duke kërkuar punë.
Në fund të vitit 2020, numri i njerëzve që ishin të papunë për të paktën gjashtë muaj ishte 60%. Ky numër ka nisur të rritet në katër mujorin e parë të vitit 2021.
Raporti i OECD-së thekson se të rinjtë dhe njerëzit me të hyra të ulëta janë goditur më së shumti nga pandemia.