Bjord Kuipers do të jetë holandezi i parë që gjykon finalen e Kampionatit Evropian, pasi UEFA njoftoi të enjten se ai do ta ndajë drejtësinë të dielën në Ëembley midis Anglisë dhe Italisë.
Kuipers është një gjyqtar 48-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 13.4 milionë euro.
Ai thuhet se i bëri paratë duke filluar zinxhirin e supermarketeve Jumbo Kuipers, i cili është një sponsor i shoferit të Formula 1, Max Verstappen.
Holandezi filloi të gjykojë ndeshje ndërkombëtare në vitin 2006, dhe para kësaj finale ai gjykoi dy finale të Ligës së Evropës dhe një finale të Ligës së Kampionëve.
48-vjeçari gjithashtu ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në Kampionatet Evropiane 2012 dhe 2016 dhe dy Kupat e fundit Botërore.
Përveç ndihmësve të tij standardë, gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande dhe gjyqtari i VAR-it, gjermani Bastian Dankert.