Nga e shtuna do të fillojë aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur në mbledhjen e së premtes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.
“Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’i dërgoj e-mail adresë për të konfirmuar a dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje… Nesër me datë 10 korrik mendojmë të fillojmë në operacionin përmes postës”, ka thënë Ahmetaj në mbledhje.
Mbledhja e djeshme e KQZ-së u zhvillua me tensione për shkak të mospajtimit të anëtarëve në përpilimin e agjendës së mbledhjes.