Basha reagon sërish: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, ku nuk i kurseu kritikat ndaj këtyre të fundit.

Basha ka publikuar një shkrim të “Zërit të Amerikës”, që analizon deklaratat e Ramës me kryebashkiakët, ku kritika kryesore është ajo e abuzimit me tenderat, dhe ku citon “Open Data”, që thotë se “Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se bashkitë”.

Basha shkruan se shqiptarët e dinë që Rama në krye të qeverisë është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA,” shkruan kryedemokrati në Facebook.

Share This Article