ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 4 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 5 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 5 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 7 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Varianti Delta, Rakacolli: Kemi dyshime të forta që është i pranishëm në Shqipëri

albnews by albnews
13 July, 2021
in Albania
0
Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Numrat e personave të prekur me Covid në vendin tonë janë çdo ditë në rënie.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora Neës u shpreh se nuk mund të themi që e kemi superuar luftën me virusin, pasi kemi ende raste aktive, por nuk priten më valë të mëdha si ato që kemi përjetuar.

RelatedPosts

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Rakacolli: “Do doja të thoja që e kemi fituar luftën, por fatkeqësisht nuk e themi dot, luftën nuk e kemi superuar. Ne vërtet qëndrojmë në një situatë të qëndrueshme, megjithëse ditët e fundit kemi një rritje të lehtë të rasteve ditore.  Kjo nuk është shqetësuese, por është një sinjal që virusin e kemi të pranishëm. Nuk mund të themi që tashmë e kemi kaluar rrezikun, por nuk priten valë të mëdha që i kemi përjetuar.”

Përsa i përket vaksinimit, zonja Rakacolli tha se personat që vaksinohen nuk kanë mundësi për të zgjedhur se cilën vaksinë do të bëjnë.

Rakacolli: “Mundësi për zgjedhje të vaksinës nuk mund të ketë sepse sidomos kur bëhet vaksinimi me njësi të lëvizshme, aty vihet me një numër të caktuar dhe vaksina të cilat i kemi në përdorim. Ne nuk i kemi të gjitha llojet e vaksinave për të gjithë numrin e popullsisë. Efikasiteti i 4 llojeve të vaksinave që ne kemi në qarkullim është i provuar që është mjaft i lartë.”

E pyetur nëse varianti Delta i virusit është i pranishëm në Shqipëri, Racacolli u shpreh se ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar asnjë rast.

Rakacolli: “Ka dyshime të forta që virusi Delta është i pranishëm në Shqipëri. Ne po presim një konfirmim nga laboratorët e referencës që kemi në Gjermani. Përsa i përket mbrojtjes së variantit Delta të vaksinave duhet të presim edhe pak duke qenë se është një variant i ri, pro studimet laboratorike tregojnë që janë efikase.”

Rakacolli tha se nuk mund ta dallojmë nëse jemi të infektuar me variantin Delta pa shkuar te mjeku, sepse shenjat janë pothuajse njësoj edhe me variantet e tjera të virusit.

Rakacolli: “Dyshimet ngrihen jo thjesht nga shenjat, sepse shenjat janë pak a shumë njësoj, pra mbizotëron shenja e infeksionit të rrugëve të sipërme respiratore. Ka pasur çrregullime post vaksinimit, por ne jemi shumë vigjilentë për këtë punë. Ne kemi të ngritur Komitetin për vlerësimin e efekteve anësore të vaksinave qëkur filloi fushata e vaksinimit. Efekte anësore ka pasur, por jo efekte të rënda si raste e trumbozës apo paralizës.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result