ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 4 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 4 hours ago
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026 4 hours ago
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago 4 hours ago
Siria zhvillon zgjedhjet e para pas rrëzimit të Assad-it 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria, mundësi të shumta për investitorët arabë

albnews by albnews
14 July, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqipëria, mundësi të shumta për investitorët arabë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mediat në Gjirin Persik i kanë bërë jehonë intervistës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhënë një ditë më parë për Agjencinë e Lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (Emirates News Agency).

Balla në intervistë theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një fanar i paqes dhe tolerancës në rajon, duke shprehur vlerësimin e tij për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e saj të mençur për ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për Shqipërinë.

RelatedPosts

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Ndër të tjera, Balla tha se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të rriten në shumë fusha me mbështetjen e udhëheqjeve të tyre, duke shtuar se të dy vendet vazhdimisht përpiqen të forcojnë bashkëpunimin, veçanërisht në fushat ekonomike.

“Ne nuk do të harrojmë qëndrimet fisnike të Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Shqipërisë dhe popullit të saj. Kur tërmeti 2019 goditi vendin tonë, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin ndër vendet e para që na ndihmuan të rindërtojmë rreth 2,000 shtëpi. Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan gjithashtu në rinovimin e Aeroportit Zayed“, shtoi ai.

Balla shpjegoi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër promovuesit kryesorë të paqes, tolerancës, bashkëjetesës dhe stabilitetit në rajon, një rol që Shqipëria luan në mënyrë të ngjashme në rajonin e Ballkanit.

Ai tha se “Expo 2020 Dubai, e cila do të fillojë në Emiratet e Bashkuara Arabe në tetor, 2021, do të jetë ngjarja më e madhe, më e rëndësishme globale që do të zhvillohet gjatë këtij viti”.

“Përmes pjesëmarrjes sonë në këtë ekspozitë globale, ne do të nxjerrim në pah mundësitë për investime në Shqipëri, duke tërhequr atraksionet turistike” vazhdoi Balla, duke shtuar se Expo 2020 Dubai është një platformë monumentale globale që shërben për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin midis kombeve të botës.

Ai vuri në dukje se, Shqipëria lejon hyrjen e shtetasve dhe rezidentëve të Emirateve të Bashkuara Arabe pa nevojën e një vizë hyrëse, me dy fluturime ditore që operojnë nga Dubai dhe Sharjah dhe shprehu shpresat për të parë Wizz Air Abu Dhabi, duke filluar fluturime të përditshme nga Abu Dhabi në Tiranë për të rritur turizmin dhe shkëmbimet tregtare midis dy vendeve.

Vendndodhja strategjike e Shqipërisë në Ballkan, sipas tij, “e bën atë një nga destinacionet turistike më premtuese për shkak të historisë të pasur dhe peizazheve të bukura natyrore, shpjegoi ai më tej”.

Balla tha se ka shumë mundësi investimi në Shqipëri, ndërsa ftoi investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në sektorë të ndryshëm të Shqipërisë, duke përfshirë turizmin, pasuritë e patundshme dhe energjinë e pastër.

“Shpresojmë të bashkëpunojmë me Masdar, pasi është një nga kompanitë e energjisë së rinovueshme më të spikatura në botë. Ka shumë rrugë bashkëpunimi për të eksploruar midis vendeve tona, dhe ‘Expo 2020 Dubai’ do të na sigurojë mundësinë për të ndjekur partneritete të tilla, jo vetëm me investitorë të Emirateve, por edhe investitorë nga e gjithë bota”, shtoi Balla./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

5 October, 2025
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

5 October, 2025
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result