Japonia regjistron rritje të ndjeshme rastesh të reja me COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios, numri i infeksioneve të reja me coronavirus u rrit në mbi 1 000, raportuan mediet lokale.

Sot, kryeqyteti japonez, Tokio, regjistroi 1.149 raste të reja brenda një dite, duke tejkaluar shifrën e 1.000 për herë të parë në rreth dy muaj.

Rritja vjen pavarësisht se Tokio është vendosur në gjendjen e tij të katërt të jashtëzakonshme në fillim të javës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) deklaroi se ishte informuar nga organizatorët vendas se nga më shumë se 8 000 sportistë të përfshirë në Lojërat Olimpike që udhëtuan në Japoni nga 1 deri në 13 korrik, tre rezultuan pozitivë ndaj coronavirusit, raporton ATSh.

”Ata u izoluan menjëherë, ndërsa kontaktet e ngushta u nënshtroheshin masave përkatëse të karantinës”, tha IOC.

Lojërat pritet të hapen më 23 korrik.

”Unë do të doja të shprehja respektin dhe mirënjohjen time të sinqertë për qeverinë dhe popullin japonez për mikpritjen”, deklaroi presidenti i IOC, Thomas Bach.

Share This Article