Drejtuesi politik i demokratëve të Durrësit, Edi Paloka ka ngritur akuza në lidhje me raportin me 13 pika ku PD analizon shkaqet e humbjes në zgjedhje.
Ai është shprehur në mbledhjen e ditës së sotme se ky dokument është hartuar me qëllimin që dikush të dalë mirë dhe dikush të dalë keq.
“Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal që për 3900 vota nuk u mor mandati i 7?”, ka deklaruar Paloka.
Pjesë nga debatet në mbledhje:
Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua qe Korca nuk ka dale brenda pritshmerive? Si e shpjegon? Une kam bere tjeter analize. Kam marre rezultatin me te mire. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.
Edi Paloka: Ky dokument nuk eshte realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojme ne kete menyre si eshte hartuar. Keshtu del sikur njeri ka punuar mire, nje tjeter jo.
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizes nuk eshte bere nga une, por eshte bere sipas nje plani te bere nga konsulentet. Mbi bazen e asaj metodologjie eshte bere analiza.
Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.
Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.
Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.