Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Korrik 2021
“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 30 marsit 1940, në ballinë, telegramin e Ernest Koliqit dërguar asokohe Kontit Ciano, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një telegram për Kontin Ciano nga Ministri Koliqi
Romë, 29 mars.
Ministri i Arsimit Publik shqiptar Koliqi, duke përfunduar udhëtimin e tij në Itali me 250 studentë shqiptarë, i ka dërguar Kontit Ciano telegramin në vijim :
“Duke u kthyer në Shqipëri, ne mbajmë një kujtim të përjetshëm të fjalëve tuaja, të cilat janë një ogur i sigurt për të ardhmen e dy vendeve tona. Ju lutemi, Shkëlqesi, t’i transmetoni Duçes përkushtimin tonë të pandryshueshëm dhe besnikërinë “schipetara”, të gjallëruar nga bashkësia e frytshme me Rininë (fashiste) Italiane – Ministri Koliqi.”