Pedri është një nga zbulimet më të mëdha të këtij viti. Talenti 18-vjeçar po shkëlqen me Barcelonën dhe Spanjën dhe ka bërë gjëra të jashtëzakonshme këtë sezon.
Vetë talenti ka folur së fundmi dhe tregon si ndihet në fushë dhe si po e përballon këtë sukses të madh, që ka ardhur brenda pak muajsh.
“Gjithçka po ndodh shumë shpejt. Ditë pas dite e kuptoj që po ndihmoj te Barcelona, në ekipin kombëtar dhe tani në Lojërat Olimpike me Spanjën”, u shpreh ai.Reklamë
“Kur jam në fushë është si të argëtohem me shokët e mi në fushë. Mundohem të qëndroj i qetë dhe nëse nuk është e lehtë gjithçka që po kaloj. Çdo gjë që po përjetoj është vërtet çmenduri”.
Pedri ishte zbulimi i sezonit në La Liga, derisa u vlerësua si mesfushori i ri më i mirë në Kmaponatin Evropian.
Askush nuk e priste, por si 17-vjecar, ai nisi të jetë titullar i padiskutueshëm te Barcelona, i cili e mbylli sezonin debutues me 52 paraqitje, ka shënuar edhe katër gola.