“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës”, Meta: Edhe ne kemi Mandelat tanë që u privuan nga liria për shkak të besimeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka risjell në vëmendje Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se Mandela ishte një simbol i vuajtjeve në emër dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtat e njeriut.

Zoti Meta përmend emra të njohur personalitetesh shqiptarë që për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Postimi i plotë:

Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës na risjell sot në vëmendje veprën dhe trashëgiminë e vlerave të një personaliteti të madh dhe të paharruar, simbol të vuajtjeve në emër dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, i cili frymëzon në çdo kohë me angazhimin dhe përkushtimin e palodhur për paqen dhe pajtimin.

Në Shqipëri dhe në Kosovë ne kemi patur At Zef Pllumin, Pjetër Arbnorin, Adem Demaçin dhe mijëra ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, por mbijetuan për të na rrëfyer dhe inkurajuar për të qenë më tolerantë për idetë, besimet dhe kulturat e njëri-tjetrit, si dhe gjithmonë syçelët për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit,” shkruan kreu i shtetit në Facebook.”

“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës”, Meta: Edhe ne
“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës”, Meta: Edhe ne
“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës”, Meta: Edhe ne

Share This Article