Turma pushton qendrat e vaksinimit në Tunizi, ndalet procesi, shkarkohet ministri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Tunizi njofton pezullimin e ditëve të lira të vaksinimit kundër koronavirusit për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin vaksinën pas trazirave të regjistruara në disa qendra ku realizohet ky proces.

Mijëra njerëz pushtuan qendrat e hapura nga Ministria e Shëndetësisë ku do të kryhej vaksinimi në ditën e Kurban Bajramit, për të gjithë qytarët që dëshironin, pa dallim moshe, shkruan a2news.

Pas kësaj ngjarje, kryeministri Hichem Mechici vendosi të shkarkojë ministrin e shëndetësisë, Faouzi Mehdi dhe ta zëvendësojë atë me Mohamed Trabelsin.

Share This Article