Brukseli gjobit me 242 milionë euro gjigantin amerikan Qualcomm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian gjobiti sot me 242 milionë euro gjigantin amerikan të pjesëve elektronike “Qualcomm”, me akuzën për praktikimin e çmimeve më të ulëta se kostot e prodhimit me qëllim largimin e një konkurrenti nga tregu.

Hetimi i Brukselit fokusohej në tregun e përbërësve që i mundësojnë një telefoni celular që të lidhet me internetin.

“Qualcomm i ka shitur çipet e tij me çmime nën kostot tek klientët e tij të mëdhenj me qëllim eliminimin e një konkurrenti”, thekson komisioneria europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager, në një komunikatë.

Gjiganti amerikan akuzohet se ka abuzuar me pozicionin e tij dominues duke përdorur këtë praktikë, të quajtur të çmimeve përjashtues, mes viteve 2009-2001, me dy klientët e tij, gjigantët kinezë të telekomunikimit ZTE dhe Huawei.

“Objektivi ishte të eliminohej kompania britanike Icera, konkurrenti i tij kryesor në atë kohë, që ishte duke u shndërruar në një furnitor i qëndrueshëm”, vazhdon ekzekutivi europian.

“Icera” u ble në maj 2011 nga kompania amerikane e teknologjive, “Nvidia”, që vendosi në vitin 2015 të likuidojë filialin që prekej nga ky hetim i Komisionit.

Kjo gjobë vjen pas një gjobe të parë prej 997 milionë eurosh të vënë në janar 2018 për një tjetër sjellje të “Qualcomm” të gjykuar abuzive, që i kishte dhënë shuma gjigante klientit të tij “Apple” në mënyrë që ai të mos furnizohej tek rivalët e tij./ATSH/

Share This Article