Biden: Pandemia tashmë problem i atyre që nuk duan të vaksinohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pandemia mbetet tani një problem i atyre që nuk duan të vaksinohen, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një debati në stacionin e njohur publik informativ amerikan, CNN.

Presidenti komentoi edhe mbi situatën e rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në SHBA, që janë trefishuar në dy javët e fundit, ku 80% e të infektuarve lidhen me variantin Delta.

 “Nëse jeni të vaksinuar nuk rrezikoni të shtroheni në spital ose të përfundoni në njësinë e kujdesit intensive, ose më keq akoma, të vdisni”, theksoi presidenti duke bërë thirrje për vaksinim.

Share This Article