KQZ gjobit për herë të parë 106 parti politike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë 106 parti politike u gjobiten me 1 milionë lekë të reja për mos deklarimin e raporteve financiare vjetore dhe refuzimin për të bërë transparente burimet e financimit apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e ekspertëve kontabël të licensuar.

Vendimi u mor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ku u shqyrtua dorëzimi i raporteve financiare vjetore të partive politike për vitin kalendarik 2020. Komisioneri vendosi gjithashtu sanksionin administrativ 50 mijë lekë të reja për katër parti politike, të cilat i kanë dorëzuar raportet financiare vjetore jashtë afatit të kërkuar.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për përcaktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021”.

Përcaktimi i vlerës së një vote të vlefshme bëhet brenda 10 ditëve nga nxjerrja e rezultatit perfundimtar në shkallë vendi, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar nga Buxheti i Shtetit, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi.

Për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, vlera në para e një vote të vlefshme është 85 (tetëdhjetë e pesë) lekë.

Share This Article