Sarajevë, ndalohet me ligj mohimi i gjenocidit serb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës 1995 dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës së shpejti do të jetë një vepër e dënueshme penale në Bosnje-Hercegovinë.

Ky vendim u bë i ditur nga Valentin Inzko, zyrtari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë, më shumë se një çerek shekulli pas vrasjes nga forcat serbe të Bosnjës së të paktën 8 000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenica.

Përpjekjet e mëparshme për të miratuar këtë rregullore në ligj kishin dështuar në parlamentin boshnjak, kryesisht për shkak të kundërshtimit nga politikanët serbë.

”Ndryshimi i ri në Kodin Penal të vendit do të hyjë në fuqi më 31 korrik”, theksoi Përfaqësuesi i Lartë Inzko.

Mohimi i gjenocidit do të dënohet me deri në tre vjet burg.

Nëse autori është një zyrtar publik, mund të shtohen edhe tre vjet burgim dhe tre vjet të tjerë nëse fakti shoqërohet me kërcënime dhe fyerje.

Ata që u japin çmime dhe nderime publike kriminelëve të dënuar të luftës gjithashtu  do të përballen me tre vjet burg.

Share This Article