Bazuar në informacionet e marra nga autoritetet policore, mediumi kroat, “Dnevnik”, ka rikonstruktuar momentin e aksidentit të autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë, ku humbën jetën 10 persona dhe u lënduan rreth 45 të tjerë.
Sipas ilustrimit që mediumi i ka bërë, vozitësi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore, në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.
“Pasi kaloi në zonën me bar, autobusi i pasagjerëve u rrotullua anash”, thuhet nga Dvevnik.