Shqipëria fiton 164 milionë euro nga tregtia me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas INSTAT Shqipëria realizon rreth 10% të shkëmbimeve tregtare me rajonin dhe partner kryesor ka Kosovën me 220 milionë euro eksporte në vit.

Sipas të dhënave nga Kosova kemi një bilanc pozitiv me 164 milionë euro më shumë, ndërsa nga Serbia marrim më shumë mall dhe bilanci është negativ me 134 milionë euro më pak.

Raportet e afërta dhe një sërë marrëveshjesh mes qeverive Shqipëri-Kosovë kanë sjellë avantazhe ekonomike që pasqyrohen edhe në shifra me materialet e ndërtimit, metalet, lëndët djegëse e ushqime që shkëmbejmë. Nga ana tjetër, Serbia sjell në Shqipëri ushqime, pije duhan, minerale, materiale ndërtimi e metale.

Ndërkohë, me Maqedoninë e Veriut, import-eksportet janë në balancë.

Pakti i mini-Shengenit me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë pritet të sjellë ndryshime në hartën e import-eksporteve, duke krijuar disavantazhe për Kosovën e cila nuk pranon të bëhet palë.

Për strategjinë Open Balkan, tri shtetet kanë bërë marrëveshje për lehtësimin e import-eksportit të mallrave, qarkullimin e lirë në tregun e punës dhe ndihmës së shpejtë në raste fatkeqësish natyrore.

Share This Article