Në tregun e brendshëm valutor, muaji gusht ka shënuar një rënie të ndjeshme të monedhës europiane, euros në raport me lekun.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të martën me 121,50 lekë, duke zbritur në nivelin më të ulët të këtyre dy viteve të fundit.Euro u zhvlerësua me 0,16 lekë, ndërsa dollari amerikan zbariti me 0,14 lekë dhe këmbehet me 102.24 lekë.
Leku forcoi pozitat edhe ndaj paundit pritanik. Monedha britanike këmbehet me 142,25 lekë ose 0,21 lekë më pak se një ditë më parë.Ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.03 lek dhe këmbehet me 113,13 lekë.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 102.24 | -0.14 | |
Euro | EUR | 121.50 | -0.16 | |
Poundi Britanik | GBP | 142.25 | -0.21 | |
Franga Zvicerane | CHF | 113.13 | +0.03 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 93.64 | +0.27 | |
Dollari Australian | AUD | 75.58 | +0.26 | |
Dollari Kanadez | CAD | 81.71 | -0.44 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.92 | 0.00 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 11.66 | +0.04 | |
Korona Daneze | DKK | 16.34 | -0.02 | |
SDR | SDR | 145.99 | -0.29 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 185061.56 | +13.81 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2601.22 | -0.26 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.82 | -0.02 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.82 | -0.02 | |
Lira Turke | TRY | 12.29 | +0.08 |