Të shtëna janë shkrepur të martën në afërsi të hyrjes së Pentagonit, duke lënë disa të lënduar. Si rrjedhojë, Pentagoni është mbyllur. Departamenti i fikjes së zjarrit në Arlington County ka raportuar për “pacientë të shumtë”, porse nuk është bërë e ditur nëse është specifikuar nëse ata janë lënduar nga të shtënat dhe as nuk është raportuar mbi përmasat e lëndimeve.
Të shtënat raportohet se kanë ndodhur në platformën e stacionit të metrosë që është pjesë e Qendrës Transitore të Pentagonit, ka shkruar në Twitter Agjencia e Forcës së Mbrojtjes në Pentagoni. Lokacioni është pak hapa larg ndërtesës së Pentagonit në Arlington County.
Një gazetar i agjencisë Associated Press që ndodhej afër ndërtesës ka raportuar për të shtëna të shumëfishta, të cilat më pas ndaluan për të vazhduar me shkrepjen e një të fundit. Pentagoni ka njoftuar se godina është mbyllur shkaku i “aktivitetitr policor”. Agjencia përgjegjëse për sigurinë në Pentagon më vonë ka njoftuar se skena e incidentit është e sigurit, ndonëse nuk është bërë e ditur nëse masa e mbylljes është shfuqizuar.