ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally. 18 minutes ago
Titujt e gazetave ne UK 36 minutes ago
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood 43 minutes ago
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë 48 minutes ago
Historiani gjerman përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit 53 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Zjarret, Meta: Humbja e një jete trishtuese, i bëj thirrje qeverisë të angazhohet seriozisht, jo me mjete rrethanore

albnews by albnews
3 August, 2021
in Albania
0
Përjashtimi i gazetarëve nga aktivitetet e Kuvendit, Meta: Kufizon lirinë e medies dhe instalon një regjim censure
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lidhur me situatën e rënduar zjarreve në vend dhe humbjen e një jete prej tyre, ka reaguar edhe presidenti ilir Meta.

Meta shkruan në Facebook se humbja e një jete nga zjarret është trishtuese dhe se i bën thirrje qeverisë që të angazhohen seriozisht, me të gjitha kapacitetet në dispozicion për përballimin  e situatës.

RelatedPosts

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në SPAK, i komunikohet akuza e korrupsionit zgjedhor

Presidenti i Letonisë vizitë në Tiranë, pritet në takim nga Rama

“U vra nga shoku i tij”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babrru: Konsumuan alkool në një lokal bashkë para ngjarjes

Meta shton se është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete.

Meta:

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është thellësisht trishtuese. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, i uroj bashkëshortes së të ndjerit, e lënduar nga djegiet në trup, shërim sa më të shpejtë. I bëj thirrje Qeverisë, në veçanti Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të angazhohen seriozisht, me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit.

Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private. Përsëris thirrjen për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë. Përcjell solidaritetin me forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në terren për fikjen e zjarreve dhe u bëj thirrje qytetarëve, në zonat me rrezikshmëri të lartë, të jenë sa më bashkëpunues me ta, veçanërisht për të zbatuar urdhrin e evakuimit, në rastet kur kjo është e domosdoshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

3 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave ne UK

3 October, 2025
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

3 October, 2025
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result