Momente kritike në Shëngjin, pamjet tregojnë se si pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë disa persona nga mbytja

albnews
By
1 Min Read

Në plazhin e Shëngjinit në Shqipëri disa persona ishin afër mbytjes, pasi ata po notonin derisa në det ishin krijuar dallgë të fuqishme. Mirëpo, reagimi i pushuesve tjerë ishte i menjëhershëm, të cilët u bashkuan dhe iu dolën në ndihmë personave që kishin humbur kontrollin në det.

Pamjet e momentit kritik janë publikuar nga faqja “Jeta osht qejf”, e Shqipërisë.

Plazhi Shëngjinit është mjaft i frekuentuar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Ndryshe, rastet e mbytjes së pushuesve në det janë mjaft të shpeshta.

Share This Article