ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 11 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 11 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 11 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 14 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Von Cramon: Kurti dhe Vuçiq do të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre deri në fund të zgjedhjeve

albnews by albnews
9 August, 2021
in Bota, Kosova
0
Von: Dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, vlerëson se zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe Kosovë do të ndikojnë në dialogun e Brukselit dhe se të dy udhëheqësit, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, do të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre drejt votuesve deri në fund të zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për negociatat, por shpreson që pas zgjedhjeve do të ketë përparim në dialog.

Duhet kujtuar se vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë në shtator në Bruksel.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

“Ky është një proces shumë i gjatë dhe ne shohim që kemi zgjedhje në të dy vendet. Gjatë asaj periudhe, është shumë e vështirë që opinioni vendor të pajtohet për disa reforma më të thella ose ndryshime të mëdha. Në këtë drejtim, unë shoh që ka përparim. Të dy udhëheqësit po takohen, dhe unë do ta quaja këtë një sukses. Ne duhet të shohim nëse po bëjmë përparim dhe ne në BE do të donim që të ishte më i shpejtë”, tha ajo.

Ajo, për televizionin “N1”, vlerëson se Vuçiqi dhe Kurti do të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe se do të ketë një “periudhë më të lehtë për këtë dialog” pas zgjedhjeve.

“Unë pres që Vuçiq dhe Kurti të tregojnë lidership, sepse të dy liderët kanë mbështetje të konsiderueshme në parlament dhe te votuesit… Qëllimi i negociatave nuk është të vendosen parakushte dhe të thuhet se çfarë kërkohet dhe pritet nga dikush, por të shikohen hapat individualë dhe rezultatet. Shpresoj që të dy udhëheqësit të jenë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, dhe se ata e dinë që nuk është e lehtë, por është e mundur dhe se kjo çon drejt suksesit… Unë supozoj se të gjithë ata që i shikojnë këto negociata në mënyrë reale, mund të presin që rezultati është një lloj njohjeje ose një lloj pranimi i status quo-s”, tha Von Cramon.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo potencon se tensionet tek popullata po rriten, dhe kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit në dialog dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të arritur njerëzit e zakonshëm në veri të Kosovës, jo vetëm te nacionalitetit serb, që të ndihen të integruar.

Ajo vuri në dukje se Prishtina është zotuar për krijimin e Asociacionit, por gjithashtu shtoi se institucionet në veri të Kosovës duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

Për Kurtin, Von Cramon ka thënë se është një person i ri në postin e kryeministrit, dhe se ai ka plane ambicioze të brendshme, si dhe se dëshiron të spastrojë me shprehitë e vjetra dhe modelet e vjetra të korrupsionit. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result