Ish sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Lord George Robertson, në fjalimin e tij me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit i bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, transmeton Alsat. Ai tha se mbetet i përkushtuar në mbështetje të Maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia e Veriut meriton të jetë në BE, shpresoj që Bullgaria do të dëgjojë kërkesat unanime të miqve të tyre dhe të heqë bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut”, apeloi Robertson, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në mbështetje të vendit si nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit.