Ambasadori i Francës në Afganistan, David Martinon, ka postuar pamje duke u larguar nga ish Zona e Gjelbër e Kabulit.
Zona e Gjelbër është pjesa ku janë vendosur ndërtesat qeveritare, rezidencat dhe ambasadat e huaja, shkruan BBC.
Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, këtë të diel njoftoi se Franca po e zhvendoste ambasadën e saj në mënyrë që të ishte më afër aeroportit të Kabulit.
Ai tha se ambasada do të mbetet funksionale për evakuimin e të gjithë shtetasve francezë që gjenden atje.

