Nuk është një moment i lehtë për Werner te Chelsea. Ardhja e Lukakut në mënyrë paradoksale e ka përkeqësuar pozicionin e gjermanit, i cili tani po merr gjithnjë e më tepër kritika nga tifozët, madje edhe në qendrën stërvitore. Tuchel kishte menduar t’i jepte lojtarëve mbështetjen e tifozëve në stërvitje, por ideja nuk doli të ishte shumë e gjetur. Një nga të pranishmit “përfitoi” nga situata për t’iu drejtuar në mënyrë të pahijshme ish-sulmuesit të Leipzig, duke e ftuar atë të largohet nga klubi.
Idea ishte të afroheshin tifozët me klubin, duke i bërë për rastin edhe ndonjë pyetje, por një tifoz i pyetur për shanset e bluve për të fituar titullin në 2021/2022, shfrytëzoi rastin për të … ofenduar Werner. “Ne mund të bëjmë mirë, por zhdukeni Werner”. Pak fjalë por plot polemika. Me sa duket, tifozi mendoi se do të gjente mbështetjen e … kolegëve, por bëri vetëm një figurë të shëmtuar. Kur tifozët e tjerë të Chelseas dëgjuan fjalët që thuheshin në mikrofon, e mbuluan menjëherë me fërshëllima. Nuk mungoi edhe një farë nervozizimi. Një grua, me sa duket e pakënaqur me atë që kishte dëgjuar, i kërkoi tifozit të ndiqte këshillën e vetë atij, dërguar lojtarit të Chelsea, e të largohej nga stadiumi. Dikush tjetër i kërkoi klubit që ta ndalonte atë të vinte përsëri në Stamford Bridge.
Werner ishte në fushë kur mbërriti komenti në stereofoni nga tifozi, e me sa duket mesazhi do të ketë arritur tek marrësi. Sidoqoftë, duket shumë e ndërlikuar që përkrahësi polemik i Blues mund të mbetet i kënaqur. Edhe pse Werner nuk ka performuar sipas pritshmërive, ai mbetet një element kryesor i Chelsea. Në të vërtetë, Tuchel, falë ardhjes së Lukaku, po studion një zgjidhje të re taktike, që i lejon sulmuesit gjerman të shfrytëzojë hapësirat e hapura nga qendra belge për ti dhënë atij fushë të hapur dhe për ta bërë të kthehet në ditët e Leipzig, kur ai ishte një nga perspektivat më premtuese në të gjithë Evropën.