Katër avionë të Forcave Ajrore Ruse u ulën në aeroportin në Kabul, përkatësisht tre avionë transportues Il-76 MD dhe një avion pasagjerësh Il-62
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul këtë mëngjes zbarkuan avionët nga Rusia për evakuimin e paralajmëruar të qytetarëve nga Afganistani.
Pas marrjes nën kontroll të Kabulit, lëvizja talebane tha se afati për evakuimin e të huajve nga Afganistani skadon më 31 gusht, ndërsa aeroporti i vetëm i Kabulit është ende i mbushur me njerëz që duan të largohen nga vendi.
Këtë mëngjes, katër avionë të Forcave Ajrore Ruse u ulën në aeroportin në Kabul, përkatësisht tre avionë transportues Il-76 MD dhe një avion pasagjerësh Il-62.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, gjithsej 500 shtetas rusë, ukrainas, bjellorusë, taxhikë, kirgizë dhe uzbekë do të evakuohen nga Afganistani.