Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se mërgimtarëve duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës.
“Me ardhjen e qeverisë së VETËVENDOSJE!-s do të shtohen arsyet që mërgimtarët të kthehen në atdhe”, ka theksuar Kurti.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Dyert e Kuvendit ishin të hapura sot për vizitorët nga mërgata jonë. Dhjetra familje erdhën aty për t’u takuar me përfaqësuesit tanë ligjorë. Deputetët tanë kanë qenë gjatë gjithë ditës në takim me bashkatdhetarët, e edhe unë shkova sot gjatë ditës, për të kaluar disa orë të këndshme duke biseduar me ta.
Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë. Atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës. Me ardhjen e qeverisë së VETËVENDOSJE!-s do të shtohen arsyet që mërgimtarët të kthehen në atdhe.