Hyrjet në Maqedoninë e Veriut me certifikatë vaksinimi nga 1 shtatori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej datës 1 shtator duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Kështu bën të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, e cila i referohet autoriteteve policore të Maqedonisë së Veriut.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit, të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut./ATSH/

Share This Article