Ushtria amerikane ka shpërndarë në mediet sociale një fotografi, ku sipas tyre është fotografuar ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli mbrëmë, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.
Gjenerali, Chris Donahue, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit, që u nis mbrëmjen e së hënës nga kryeqyteti afgan, Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.
“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” shkruan USCENTCOM përmes Twitter-it.