Fillimi i shtatorit shënon hapjen e shkollave. Ditën e sotme, 1 shtator ka nisur mësimi plotësues për të gjitha shkollat në vend, por ajo që vihet re është prezenca e pakët e nxënësve.
Në videot e siguruara nga Ora News, në oborrin e shkollës “Servete Maci” në kryeqytet shihen jo më shumë se 5 nxënës të shoqëruar nga prindërit.
Me maska dhe kontrolle për zbatimin e rregullave anticovid ata hyjnë në ambientet e shkollës.
Edhe klasat e para do të jenë në banka të shkollës, edhe pse nuk kanë mësim plotësues.
Ata do të kenë program të veçantë që përmban aktivitete sportive, artistike.
Mësimi plotësues zgjat deri në datën 24 shtator./OraNews/