ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 6 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 6 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 6 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 6 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria ka respekt për Poloninë, por jo frikë

albnews by albnews
1 September, 2021
in Albania
0
Shqipëria ka respekt për Poloninë, por jo frikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, pranon se ndeshja kundër Polonisë do të jetë e fortë. Ka respekt të madh për Përfaqësuesen polake, por assesi frikë. Ndaj Polonisë në Varshavë, Reja në konferencën për media ka thënë se Shqipëria e udhëhequr nga ai, e ka synim veç fitoren për të shpresuar për një kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katari 2022” zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe i takon Grupit I.

“Kur futesh në lojë për të luajtur një ndeshje, nuk futesh me idenë se do të humbasësh, por futesh në fushë me idenë se do të fitosh apo do të marrësh pikë. Gjithsesi, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të japim rendiment maksimal në këtë ndeshje, duhet të japim 100-përqindëshin ndaj Polonisë. Që në momentin që kanë filluar eliminatoret e Botërorit, ne kemi qenë të bindur e të vendosur për të shkuar në çdo ndeshje me qëllimin për të marrë pikë, pavarësisht kundërshtarit. Motoja jonë është respekt për të gjithë, por absolutisht nuk kemi frikë”, ka thënë Reja.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Trajneri italian insiston se ndeshja do të jetë e vështirë ndaj Polonisë që nuk di për humbje në shtëpi qe shtatë vjet.

“Polonia ka një traditë shumë të mirë, në fushën e saj ka shtatë vjet që nuk pëson asnjë humbje. Jemi të ndërgjegjshëm që është një ekip që ka vlera. Gjithsesi ne e dimë që po rritemi si skuadër, kemi bërë paraqitje shumë të mira kohët e fundit, kemi një ekip kompakt. Sigurisht sa i përket pjesës së sulmit, kemi lojtarë që janë në formë shumë të mirë. Gjithashtu edhe mbrojtja, kemi marrë gjithmonë komplimente për këtë repart, kemi elementë shumë të mirë dhe kemi një repart solid dhe mund të luajmë shumë mirë edhe në kundërsulm siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit”, ka pranuar Reja. “Është një ndeshje që kërkon një përqendrim shumë të madh, por nuk duhet të harrojmë mbrojtjen. Presingu nuk fillon në mbrojtje, por në fazën ofensive, në mënyrë që t’i hapim probleme Polonisë dhe ta vëmë në vështirësi. Nuk na lejohet asnjë gabim. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’i krijojmë hapësira dhe t’i godasim në kundërsulm”.

Reja ka thënë se nuk do të luajnë ndeshje defensive ndaj polakëve, por do të aplikoj një lojë të hapur dhe do të tentoj fitoren.

“Di që Polonia në Kampionatin Evropian nuk bëri mirë, por është e vështirë të hysh në një Kombëtare, sepse nuk është si në një klub. Shpresoj që të gjejë zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mira t’i bëjë pas ndeshjes me ne, që do të jetë shumë e vështirë për ta. Ne kemi filluar të bëjmë një punë të mirë në organizim, nuk do të bëjmë një ndeshje mbrojtëse. Sigurisht që nëse do të na sulmojë Polonia gjithë ndeshjet do t’i reagojmë gjithashtu. Kemi cilësi në mbrojtje, por kemi aftësi për të bërë keq ndaj kundërshtarit në fazën sulmuese”, është shprehur Reja.

Reja ka komentuar edhe formën që po kalon në vitet e fundit te Bayern Muencheni sulmuesi Robert Lewandowski. Ai ka shtuar se ndaj Lewandowskit duhet mobilizuar gjithë grupi. Lewandowski është kapiten i Polonisë.

“Duhet të jemi të organizuar shumë mirë për të markuar Lewandowskin sidomos në zonën e golit, sepse sulmon hapësirat në mënyrë të shkëlqyer. Nuk mjafton një lojtar por duhet të mbrojmë në grup mirë, mbase duke i vendosur një të dytë pranë. Ne do të evitojmë t’i japim hapësirë këtij lojtari që nuk fal kurrë. Uroj të mos ketë rendimentin që ka në klub, sepse e qartë që ekipi Kombëtar është më ndryshe, por është një lojtar shumë i rrezikshëm sepse ka cilësi të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Edhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, u shpreh se skuadra është përgatitur mirë dhe ndihet gati të zbatojë porositë e trajnerit përballë Polonisë.

“Polonia është një ekip i mirë edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë të thirrur për momentin, për shkak të lëndimeve. Për ne e rëndësishme është të paraqitemi mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Polonia ka shumë lojtarë cilësorë dhe yje botërorë si Lewandowski, mirëpo ne jemi mësuar që çdo javë të kemi lojtarë të rrezikshëm dhe shpresoj se nesër si skuadër të bëjmë diferencën dhe t’i ndalojmë sulmet e tyre. Gjëja e parë është që ndeshja të përgatitet në mënyrën më të mirë dhe ato gjëra që i thotë trajneri t’i bëjmë edhe në fushë, pasi jemi duke u përgatitur shumë mirë për ndeshjen. Po i bëjmë edhe gjërat e fundit taktike dhe që nesër të jemi gati për të zhvilluar një ndeshje, që për ne do të thotë shumë nëse marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë Nedim Bajrami nuk do të mund t’i bashkohet Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë, për shkak se ftesa për të ka mbërritur tek Empoli vetëm të martën, sepse nuk ishte e lejueshme që FSHF-ja të dërgonte ftesë në kohën kur gjyqi në CAS ishte ende i hapur. Shqipëria bën pjesë në Grupin I dhe zë pozitën e tretë pas tri ndeshjeve me gjashtë pikë. E para është Anglia me nëntë pikë, e përcjellë nga Hungaria me shtatë pikë. Në dy vendet e fundit janë Andorra dhe San Marino pa pikë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result