ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 6 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 6 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 6 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 6 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kush janë deputetët që hoqën dorë nga mandati pas zgjedhjeve të 25 prillit

albnews by albnews
2 September, 2021
in Albania
0
Kush janë deputetët që hoqën dorë nga mandati pas zgjedhjeve të 25 prillit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta dekretoi thirrjen e parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Mandati i parlamentit të shkuar përfundon më 9 shtator por Meta  nuk shfrytëzoi të gjithë afatin 10 ditor, duke thirrur mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së 10-të, vetëm një ditë më pas, me 10 shtator.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Por nëse kanë mbetur edhe 9 ditë nga mbledhja e Kuvendit, 5 deputetë të zgjedhur nga votat e 25 prillit kanë dhënë dorëheqjen.

Kalvari i dorëheqjeve do të niste mëngjesin e hershëm të 26 prillit, kur sapo kishte nisur numërimi i votave të 25 prillit. Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, në një njoftim surprizë pasi kishte marrë tre mandate deputetësh njoftoi se heq dorë nga mandati i deputetit.

Pas tij Gramoz Ruçi njoftoi mbylljen e ciklit 30-vjeçar në politikë. Ndërkohë pak ditë më parë do të dorëhiqej Najada Çomo dhe Mark Marku i PD për tu përmbyllur sot me dorëheqjen e Lefter Kokës.

26 prill – Në orët e para të mëngjesit të së hënës, teksa numërimi i votave të 25 prillit kishte nisur, thuajse në të gjithë vendin, erdhi një lëvizje e papritur. Tom Doshi, kryetar i PSD dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e së dielës, dha dorëheqjen si deputet, por edhe si kandidat fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Ai i kërkoi KQZ ta zëvendësojë sipas ligjit. Ai nuk sqaroi arsyet por ambasadorja Yuri Kim disa herë e kishte përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. 

12 qershor- Një prej figurave më të rëndësishme, pjesë e Partisë Socialiste që prej krijimit të saj, Gramoz Ruçi, njoftoi në Kongresin e jashtëzakonshëm se kishte hequr dorë nga gjithë funksionet politike në PS, madje edhe nga mandati i deputetit. Nga muaji shtator kur dorëzon edhe detyrën e kryeparlamentarit, ai nuk do të jetë më në kuvend dhe as me funksione në PS.

25 gusht- Mjekja Najada Çomo nuk do të jetë deputete. Kryeministri Rama njoftoi se Çomo i kishte paraqitur dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke zgjedhur të qëndrojë në krah të kolegëve të saj, në luftën kundër pandemisë së COVID. Sipas Ramës, Çomo ishte kërkuar të qëndronte pranë ekipit të saj, në një kohë kur varianti Delta po përhapet masivisht në vend. Mandatin e Çomos pritet ta marrë Mimi Kodheli,.

27 gusht- Mark Marku, drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, njoftoi se ka vendosur të mos rikthehet si deputet në Parlament si i zgjedhur i demokratëve në 25 Prill, por po ashtu të japë dorëheqjen dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të selisë blu.  Arsyet e këtij vendimi Marku i dha në një shkrim të botuar në të përditshmen “Panorama”, duke analizuar dhe gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike pas humbjes në zgjedhje dhe përgjegjësitë ia faturon vetëm Lulzim Bashës. Marku që zgjedh ta ndajë në 4 etapa rënien qe po njeh forca që solli demokracinë, në krye vendos mosreagimin ndaj masakrës elektorale duke ju referuar zgjedhjeve të 25 Prillit, e më pas vetë procesit zgjedhor për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike që e quan një fitore rutinë atë të Lulzim Bashës. Të tretën në radhë vendos Kuvendin Kombëtar të PD, ku sipas Markut u dëshmua se Lulzim Basha nuk është kryetari real i partisë.

1 shtator- Ditën që Presidenti dekretoi 10 shtatorin si ditën e konstituimit të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, deputeti i Partisë Socialiste Lefter Koka deklaroi se nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Lajmin e bëri me dije përmes rrjeteve sociale, ku Koka thekson se është koha për të përmbyllur një cikël. Tashmë KQZ do të marrë në shqyrtim listën e PS-së në Durrës për të vendosur se cilët nga emrat do të jetë në parlament.Mandati i Lefter Kokës ndahet mes Denis Deliut që ka marrë 2848 vota dhe Ana Dhamos, e cila pavarësisht numrit më të vogël të votave preferenciale,mund të përfitojë mandatin për shkak të kriterit gjinor në listën shumëemërore të kandidatëve të PS-së. Koka ka mbajtur detyrën e ministrit të Mjedisit në qeverinë socialiste, ndërsa ka qenë kryetar i PS të Durrësit në vitet 2003 deri në 2007.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result