Një ish-ushtar britanik është arrestuar nga talebanët teksa po përpiqej që të evakuonte 400 afganë.
Mediat e huaja bëjnë me dje se Ben Slater, 37 vjeç, u arrestua këtë të enjte dhe u mor në pyetje për 50 anëtarët e punonjësve të tij, ku shumica e të cilësve ishin gra dhe kishin qëndruar në dhomat e hoteleve pranë një pike kufitare.
Ish-anëtari i Policië Ushtarake Mbretërore ishte përpjekur që të avakuonte stafin e tij në pikën kufitare më të afërt pasi nuk arriti që të siguronte vende për ta dhe familjet e tyre në transportin ajror britanik nga Kabuli.
Menjëherë pasi mbaroi marrja në pyetje Slater u lirua dhe iu komunikua se mund të kalonte kufirin vetëm me një asistent, ndërsa pjesa tjetër e stafit të tij duhet të qëndrojë në Afganistan.
Në një deklaratë për mediat vendase Slater tha se do të përpiqet që të sigurojë viza për stafin e tij nga Britania e Madhe, teksa i bëri thirrje Zyrës së Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit të ndihmojë në nxjerrjen e tyre nga Afganistani.