ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 46 minutes ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 49 minutes ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 52 minutes ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 54 minutes ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 57 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rritet e konsumit të pijeve energjike, kafesë e alkoolit në vend

albnews by albnews
3 September, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqipëri, importet e kafës shënojnë reakord historik në prill
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike është rritur ndjeshëm në pjesën e parë të këtij viti, e reflektuar dhe në importet e larta të tyre, që ia kanë kaluar edhe periudhës së para pandemisë.

Kjo tendencë tregon për një gjallërim të konsumit këtë vit, të nxitur dhe nga rritja e hyrjeve të turistëve të huaj, sidomos atyre nga Kosova që kanë amortizuar disi mosardhjen e të huajve nga vendet e tjera të Europës për shkak të kufizimeve që u diktuan nga pandemia.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Rekord i pijeve energjike

Sipas të dhënave nga Doganat, importi i pijeve energjike për periudhën janar-korrik arriti 9.5 milionë litra, me një rritje prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe gjatë 7 mujorit të vitit të mëparshëm, që përkon me periudhën kur vendi ishte në karantinë, sërish konsumi i këtij produkti ishte në rritje, me importet për 7 mujorin që u zgjeruan me 23% në krahasim me vitin normal 2019. Mbyllja në shtëpi dhe stresi që shkaktoi pandemia vlerësohet nga aktorët e tregut një prej faktorëve që nxiti konsumin e pijeve energjike. Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti shitjet janë gjallëruar si rrjedhojë e përmirësimit të konsumit dhe rritjes së hyrjes së të huajve, sidomos atyre nga Kosova.

Më shumë kafe

Kafeja është një tjetër produkt që ka njohur rritje të konsumit. Sipas doganave në periudhën janar-korrik 2021 u importuan rreth 5 mijë ton kafe me një rritje prej 10% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s. Gjatë periudhës së karantinës, konsumi i kafesë vijoi të ishte relativisht i lartë, pavarësisht mbylljes së bareve e restoranteve për disa muaj, pasi produkti shumë i preferuar nga shqiptarët u përdor në shtëpi (në atë periudhë u raportua një rritje e lartë e shitjeve të ekspresëve të kafesë).

Rikthehet konsumi i pijeve alkoolike

Pijet alkoolike ishin produkti që u godit më shumë nga pandemia dhe mbyllja e bareve e sidomos klubeve të natës. Për periudhën janar-korrik 2020, konsumi i pijeve alkoolike (i llogaritur si import plus prodhimin vendas) ra me 42% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Tkurrjen më të lartë e shënoi prodhimi vendas, që gati u përgjysmua, duke detyruar disa kompani që të përshtateshin duke e përqendruar aktivitetin në prodhimin e dezinfektantëve që u kërkuan shumë gjatë pandemisë.

Por, në pjesën e parë të 2021, konsumi është rikuperuar ndjeshëm, sidomos i pijeve të huaja. Sipas doganave, importi i pijeve alkoolike u rrit me 71% në janar-korrik 2021, në krahasim me 7 mujorin 2020. Edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, zgjerimi është rreth 51%. Prodhimi vendas ishte 445 mijë litra për janar-korrik 2021, me rritje 53% me bazë vjetore, por që ende është 18% më i ulët se në 2019-n. /Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result