hkencëtarëve në Komitetin Këshillues të Qeverisë ( SAGE) u janë dërguar disa pako të dyshimta nga protestues dhe persona që janë kundër vaksinës, të cilët thonë se po merren vendime të këqija në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Një prej shkencëtarëve Calum Semple ka treguar sot se është vënë në shënjestër nga grupet anti-vax. Ai thotë se e akuzojnë se po merr vendime abuzuese në lidhje se si duhet të veprojë qeveria për të pasur në kontroll pandeminë e Covid.

Dikush më ka dërguar një pako një me një mesazh brenda: Ti vret dhe kafshët e egra për argëtim!
“Ne jemi me fat që policia ështënë dijeni dhe kemi mbështetjen të tyre ndaj këtyre kërcënimeve. Kjo është një histori e hidhur. Kam marrë pako të tjera dhe mesazhe të dyshimta, jo vetëm unë por edhe këshilltarë të tjerë. Kjo vjen nga njerëz ekstremë të cilët mendojnë se po marrim vendime për t’u bërë keq atyre. Ata nuk e kuptojnë se në fakt vendimet nuk i merr Sage, por qeveria”.
Sage – Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat – jep këshilla teknike për ministrat gjatë një krize, por në fund vendimet merren nga ministrat.
Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Itali. Virologët, politikanët dhe gazetarët po sulmohen e kërcnëohen nga protestues të cilët kanë dalë kundër vaksinës dhe pasaportës që kërkohet për të marrë shërbime.