Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde. Falë 111 golave me fanellën e Portugalisë, ish-sulmuesi i Juves tani është shpallur golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me skuadrat Kombëtare.
https://www.instagram.com/p/CTWiaHngNEW/?utm_source=ig_web_copy_link
Pika historike është certifikuar me hyrjen zyrtare në Rekordet Botërore Guinness. “Është gjithmonë bukur të njihesh si mbajtës i rekordeve botërore” – komentoi CR7 në profilin e tij në Instagram duke pozuar me çmimin -. “Tani le të përpiqemi që këta numra të rriten përsëri!”.